DASHI

Këtë javë do të jetë eklipsi i fundit për këtë verë që zhvillohet në boshtin Gaforre- Bricjap në 5/7. Ky eklips ka shumë mundësi të nxjerrë në pah disa çështje specifike të një natyre profesionale, të cilat mund t’ju irritojnë. E tëra çfarë duhet të bësh është të jesh i qetë dhe të mos i dorëzohesh sfidave verbale. Jepini një bazë më të madhe imazhit tuaj profesional dhe mos lejoni që lëvizjet impulsive të krijojnë një problem në të.
Dashuria: Këtë javë mund të ketë tension në fushën profesionale që mund të transferohet në jetën tuaj personale. Nëse jeni tashmë në një lidhje, shmangini fjalët impulsive që mund të krijojnë debate në të. Nëse jeni të lirë të mbani mend se mund të ketë flirtime me dikë që e përballeni profesionalisht, por ky do të jetë një rrezik dhe duhet të mendoni për të mirat dhe të këqijat para se të vendosni nëse do të hiqni dorë!
Puna dhe Ekonomia :Fusha profesional është në sipërfaqje këtë javë pasi do të jetë intensive dhe ka mundësi që të sjellë të dhëna të reja, të cilat do të vijnë nga lëvizjet që keni bërë më parë. Këtë javë përqendrohuni në ruajtjen e biznesit tuaj pasi është shumë e rëndësishme. Do të ishte mirë të mos hapni punë të reja vetes pasi eklipsi dhe Mërkuri, i cili është ende në një vijë të kundërt, nuk garantojnë stabilitet.

DEMI

Jeni në një javë “të ngarkuar” pasi gjatë saj (në 5/7) eklipsi i fundit do të zhvillohet për këtë verë, në boshtin Gaforre-Bricjap. Ky eklips ju sjell emocione të forta dhe ka mundësi që t’ju afrojë më shumë me një person që do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si i shihni disa çështje specifike. Në anën negative të javës, bazohuni në disa mosmarrëveshje me njerëzit përreth jush, të cilat mund të marrin formën e një orteku dhe përfundimisht t’ju çojnë të vlerësoni disa marrëdhënie komplet ndryshe.
Dashuria: Këtë javë ka shumë gjasa që të keni një perceptim të ndryshëm nga partneri juaj dhe kjo do të ndikojë çështje në fusha të veçanta. Mundohuni të gjeni pjesën e artë dhe të mendoni nëse ia vlen të krijoni një polemikë për shkak se keni një mendim tjetër. Nëse jeni i lirë, një bisedë do të luajë një rol të rëndësishëm midis jush dhe një personi për të cilin jeni i interesuar, pasi do të jetë ai që do t’ju bëjë të zbuloni se sa keni të përbashketa dhe t’ju afrojë.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë do t’ju shqetësojnë cështjet profesionale, veçanërisht nëse keni disa çështje pezull për të finalizuar. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje pjesës së komunikimit të çështjeve të biznesit tuaj, pasi keqkuptimet mund të lindin gjatë diskutimeve. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re në një qytet tjetër ose jashtë saj dhe keni bërë disa lëvizje, ka mundësi që këto ditë të merrni dhe disa lajmet përkatëse.

BINJAKËT

Këtë javë ka mundësi të keni një qëndrim të mbyllur në vetvete për dhënat tuaja dhe kjo mund t’ju largojë- përkohësisht- nga aktivitetet e zakonshme, nga detyrimet shoqërore dhe nga turmat. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7 rrit mbylljen që ndjeni dhe krijon lëkundje humori. Mundohuni të shmangni veprimet që lidhen me çështje emocionale dhe financiare, pasi nuk do keni mendje të qartë për t’i zgjidhur ato. Gjëja e bukur për javën është se është eklipsi i fundit për verën dhe gjërat më të mira janë rrugës për të ardhur.
Dashuria Këtë javë do të keni tendencën të përktheni në një mënyrë që ju leverdis ju, fjalët dhe lëvizjet e partnerit tuaj dhe kjo mund të krijojë tensione midis jush. Ka mundësi t’ju duket joshëse idea për tu “kapur” me partnerin tuaj pët t’u shfryrë, por kjo mund të krijojë një përcarje të pakapërcyeshme në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni i lirë, ka gjasa të mendoni për një person nga e kaluara, por përpiquni të mos bëni ndonjë lëvizje të nxituar drejt tij, pasi duket se pas një kohe do të ndryshoni mendim.
Puna dhe Ekonomia Një çështje ekonomike mund t’ju shqetësojë këtë javë dhe ka shumë gjasa të mendoni për mënyra për të rritur punën tuaj dhe si rrjedhojë dhe të ardhurat tuaja. Një bisedë me një koleg mund të sjellë mosmarrëveshje midis jush. Shmangni marrjen e vendimeve që do të ndryshojnë rutinën tuaj profesionale, pasi këto ditë nuk janë të përshtatshme për të bërë hapje të reja, qoftë në fushën financiare dhe profesionale.

GAFORRJA

Këtë javë ka gjasa të ndiheni sikur ju duhet të bëni disa biseda me njerëzit pranë jush dhe këto biseda mund të mos jenë të këndshme për ju. Në fund të javës dhe konkretisht në 5/7, do të zhvillohet eklipsi i fundit i verës, si dhe ai i fundit që do të zhvillohet në boshtin tuaj (Gaforre-Bricjap). Rrethanat astrologjike që do të krijohen gjatë eklipsit ka mundësi të çojnë në vendime të rrezikshme në lidhje me marrëdhëniet personale dhe profesionale. Do të ishte mirë të ruani tone të buta pasi këto ditë nuk janë të përshtatshme për asgjë më shumë.
Dashuria Një bisedë që do të keni me partnerin tuaj ka shumë mundësi të sjellë në pah polemikat e së kaluarës, duke krijuar debate në marrëdhënien tuaj. Mundohuni të mos e teproni me gjërat që nuk janë të nevojshme, pasi kjo nuk do t’ju shërbejë planeve tuaja, përkundrazi mund të krijojë probleme të mëdha. Nëse një marrëdhënie i “bie ziles” ka shumë gjasa që të vendosni ta lini atë pas, duke lënë vend për diçka të re. Nëse jeni beqarë dhe keni takuar dikë që ju intereson, këto ditë ka mundësi që ta njihni edhe më mirë.
Puna dhe Ekonomia Një marrëdhënie biznesi duket se po ju shqetëson shumë këtë javë pasi mund të shfaqen probleme midis jush dhe një bashkëpunëtori. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi gjendja juaj impulsive mund t’ju bëjë të thoni fjalë që nga njëra anë nuk i nënkuptoni, nga ana tjetër mund të lëndojnë bashkëbiseduesin tuaj por gjithashtu të krijojnë një problem në marrëdhëniet tuaja profesionale. Kjo javë nuk është e mirë për pranimin e sfidave të reja profesionale, por për ruajtjen e asaj që keni fituar tashmë në këtë fushë.

LUANI

I dashur Luan, këtë javë ka gjasa të ndjesh se kërkesat e jetës së përditshme të krijojnë lodhje, tension dhe nerva, kështu që nuk është e lehtë t’i menaxhosh ato. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/7 në boshtin Gaforre-Bricjap tregon se do të ketë punë dhe ngarkesë që do të krijojnë stress. Mundohuni të mos lejoni që ato të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja ndërnjerëzore dhe zgjidhni aktivitetet sportive dhe shëtitjet në natyrë si një mjet relaksimi. Kjo javë mund të jetë kërkuese, por mbani mend se jeni në fund të një periudhe të vështirë.
Dashuria Këtë javë, për shkak të detyrimeve që do të keni, ka shumë mundësi të shihni një takim me partnerin tuaj si punë ngarkuese dhe kjo është diçka që do të vërehet edhe tek ai. Preferoni të jepni “shpjegime” për programin tuaj kërkues, në vend që të shihni një takim romantik si një detyrim që duhet të përmbushni. Nëse jeni i lirë, nuk përjashtohet që të ketë flirte në mjedisin tuaj të punës, i cili mund t’ju shpërqendrojë dhe ndoshta mund të krijojë vonesa në punët e tjera.
Puna dhe Ekonomia Pjesa profesional do të japë disa tema për diskutim këtë javë dhe nuk përjashtohet mundësia që disa punë të lindin në punë, për të cilat do t’ju kërkohet të zgjidhni. Mundohuni të mos lejoni që zhgënjimi juaj të duket, pasi ka shumë gjasa të krijohet për shkak të rutinës së ngarkuar ditore. Mundohuni të mos fiksoheni me një çështje të lidhur me punën, pasi kjo nuk do t’ju ndihmojë të shihni atë nga të gjitha anët, kështu që ju mund ta menaxhoni më mirë.

VIRGJËRESHA

Këtë javë vëmendja juaj do të përqendrohet në çështjet sentimentale, si dhe gjithçka që ju shqetëson në një nivel personal. Eklipsi që do të zhvillohet në 5/7 në boshtin Gaforre-Bricjap, mund të sjellë zhvillime në fushën sentimentale. Pavarësisht nëse jeni beqarë ose tashmë jeni në një lidhje, në një mënyrë ose në një tjetër, jeta juaj personale do të jetë e zënë këto ditë. Mundohuni të mos lejoni që disa mendime që bëni për njerëz të veçantë, t’ju çojnë në përfundime të gabuara, të cilat do t’ju lëndojnë ju dhe ata.
Dashuria Fusha romantike do ta ketë nderin e saj këtë javë dhe ka mundësi që të ketë lëvizshmëri në të. Nëse jeni i lire, eklipsi hënor që do të ndodhë gjatë javës, tregon se është e mundur të keni njohje karmike në jetën tuaj personale. Nëse tashmë jeni në një lidhje, duhet të jeni të kujdesshëm pasi mënyra sesi trajtoni çështjet që lidhen me partnerin tuaj do të sjellë zhvillime që do të përcaktojnë të ardhmen midis jush.
Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi të keni ide për çështjet që ju shqetësojnë, të cilat do të jenë pothuajse si të rëna nga qielli, pasi gjashtëkëndëshi midis Mërkurit në Gaforre dhe Uranit tek Demi është ndihmues. Nuk duhet të lini punën dhe detyrimet të vazhdojnë vetë, pasi kjo ka shumë mundësi këtë javë, por edhe në planin afatgjatë të krijojë probleme pasi më vonë do të grumbullohen shumë detyrime.

PESHORJA

Këtë javë do të jeni mjaft introvert dhe kjo do të ketë si rezultat largimin tuaj akoma edhe nga njerëz që deri më tani u keni shprehur mendimet dhe ndjenjat tuaja. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7 (energjia e tij do të jetë e dukshme që nga fillimi i javës) mund të krijojë mendime të dyta për persona dhe situatat. Këto mendime nga ana tjetër do t’ju shkaktojnë ankth, kështu që nuk është e lehtë të nxirrni përfundimet e duhura për ndonjë gjë që ju shqetëson. Përcaktoni përparësitë e çështjeve familjare, si dhe gjithçka që lidhet me shtëpinë tuaj.
Dashuria Një bisedë me partnerin tuaj mund të jetë një arsye për t’u larguar prej tij dhe për të filluar të mendoni për evolucionin e marrëdhënies tuaj. Nëse doni të zvogëloni shanset e debateve – veçanërisht nëse jetoni nën të njëjtën çati – përpiquni të menaxhoni çështjet që lidhen me detyrimet dhe punët e shtëpisë. Nëse jeni i lirë, duhet të mbani mend që këtë javë do të keni një tendencë të ekzagjeroni në lëvizje dhe mendime, të cilat nuk do t’ju ndihmojnë të nxirrni përfundime të sigurta për një person që ju intereson.
Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi ta gjeni veten duke u shqetësuar edhe për çështjet profesionale që janë rutinore për ju. Mundohuni të përqendroheni në këtë rutinë, pasi do të keni tendencën t’i lini çështjet tuaja pezull. Eklipsi që do të ndodhë në fund të javës mund të sjellë disa ndryshime në marrëdhëniet e biznesit dhe bashkëpunimet, të cilat do t’ju ​​largojnë nga siguria juaj, por në të njëjtën kohë ato do të jenë arsyeja që ju të jeni aktiv në fushën profesionale.

AKREPI

Ju Akrep, këtë javë do të keni nevojë për komunikim, për këtë arsye ju do të zgjidhni të shoqëroheni me njerëz të rrethit tuaj të afërt dhe mjedisin tuaj më të gjerë. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7 tregon se këtë javë nuk është e lehtë të nxirrni përfundime nga diskutimet që do të keni, pasi këto diskutime do të krijojnë pritshmëri të mëdha për disa njerëz, por edhe nuk do të plotësojnë në fakt. Mos lejoni që të shtyheni drejt përfundimeve të lehta, veçanërisht për njerëzit që takoni gjatë këtyre ditëve.
Dashuria Qëndrimi komunikues që do të keni këtë javë do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me partnerin tuaj, por mos harroni se mund të jetë një shpatë me dy anë. “Fjalët e tepërta janë varfëri”, thotë populli dhe kjo është diçka që duhet të mbani mend këto ditë, në mënyrë që të mos krijoni përshtypjet dhe aspiratat e gabuara. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të takoni një person përmes njerëzve përreth jush që do t’ju mahnisi me idetë dhe mendimet e tij.
Puna dhe Ekonomia Fusha profesional do të sjellë shumë informacione këtë javë që lidhen me cështjet e punës tuaj. Kontakti me njerëzit e mjedisit tuaj profesional do t’ju sjellë informacione që ju duhet të filtroni me kujdes pasi ka shumë gjasa t’ju çojë në përfundime të gabuara. Një person me të cilin punoni duket se do ju japë zgjidhjen për një çështje të lidhur me punën që ju shqetësoi shumë kohët e fundit.

SHIGJETARI

Këtë javë ka mundësi të mendoni për sektorin financiar, i cili mund të jetë një shqetësim për ju dhe t’ju futë në një rreth të mbrapshtë mendimesh negative. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/7 në boshtin Gaforre-Bricjap, krijon nevojën që ju të “lidheni” me gjërat dhe njerëzit që ju ofrojnë siguri. Ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi mund të tundoheni që të përfshiheni në sjellje posesive që nuk ju përshtaten me temperamentit tuaj.
Dashuria Këtë javë do të prireni të gjeni një problem në c’do zgjidhje dhe kjo mund të krijojë probleme midis jush dhe partnerit tuaj ose nëse jeni i lirë- dikujt që ju intereson. Mundohuni të mos harroni optimizmin tuaj të lindur, në mënyrë që të ndaloni shqetësimet për gjërat që nga njëra anë nuk mund t’i kontrolloni dhe nga ana tjetër mund të bëjnë pjesë në skenarët tuaj dhe jo në ato që universi ka për ju! Nëse keni arritur të kufizoni mendimet tuaja të stresuara, atëherë do të shihni se disa çështje në jetën tuaj personale do të gjejnë zgjidhje.
Puna dhe Ekonomia C’do gjë që lidhet me punën ka mundësi t’ju shqetësojë këtë javë, pasi gjithsesi do të jeni në një gjendje të tillë shpirtërore. Kjo javë nuk është e favorshme për të negociuar të dhëna financiare, pasi ka mundësi të përpiqeni për shumë gjëra dhe përfundimisht të humbni dhe ato pak që keni. Do të ishte mirë të mos merrni vendime për një çështje biznesi që do t’ju lidhë për një kohë të gjatë, pasi këto ditë nuk janë të përshtatshme për hapje të reja dhe fillime të reja në fushën profesionale.

BRICJAPI

Këtë javë, ka gjasa të ketë lëkundje në lidhjet tuaja ndërpersonale që do t’ju bëjnë konkurrues me të tjerët, dhe ka mundësi që ata t’ju vendosin në një “udhëtim” për të provuar atë që ju vleni. Kjo në disa raste do të jetë një humbje energjie, kështu që duhet të mbani mend nëse dhe në çfarë mase ia vlen të provoni vetë-evidentimin. Eklipsi hënor që do të bëhet në boshtin tuaj (Gaforre-Bricjap) në 5/7 mund të krijojë një humbje energjie për ju, veçanërisht nëse e kaloni tërë javën në lojëra force dhe fuqie.
Dashuria Gjendja mes jush dhe partnerit tuaj mund të ketë ulje-ngritje këtë javë dhe gjendja shpirtërore do të varet shumë nga mënyra sesi zgjidhni të shprehni gjithçka që dëshironi. Duhet të mbani mend se mënyra se si thoni diçka do të jetë më e rëndësishme sesa kuptimi i asaj që thoni. Nëse jeni i lirë, nuk përjashtohet mundësia që një person të tërheqë interesin tuaj, t’ju afrohet, por do ishte mirë të prisni disa ditë për të parë më qartë se çfarë po kërkon dhe nëse dëshirat tuaja përputhen.
Puna dhe Ekonomia Një bashkëpunim që keni ka mundësi të ju mbajë të zënë këto ditë për shkak të disa ngjarjeve të kaluara që do të shfaqen dhe do të kuptoni se ato nuk u lanë kurrë pas. Ka mundësi të merren vendime impulsive të cilat mund të shkaktojnë prishje në marrëdhëniet e biznesit dhe partneritetet. Në rast se keni plane për ndryshime në mendjen tuaj, do të ishte mirë të prisni pasi kjo javë nuk është e përshtatshme për fillime të reja.

UJORI

Ujorë, këtë javë mund të mos jeni në gjendje të merreni me përgjegjësitë tuaja apo edhe me aktivitetet që ju pëlqejnë. Eklipsi që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7 (por ndikimi i tij do të jetë i fortë gjatë gjithë javës) tregon se mendimet tuaja për çështje të ndryshme do të jenë pesimiste dhe do të ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe psikologjinë tuaj duke krijuar lodhje. Mundohuni të shihni vërtet se nga vijnë këto mendime dhe ndjenja nëse ato kanë një arsye për të ekzistuar. Përqendrohuni në planet e ardhshme pasi ato do të jenë forca juaj lëvizëse.
Dashuria Këtë javë keni më shumë gjasa të ndjeni nevojën për të rrëfyer ndjenjat tuaja tek partneri juaj, por mos e bëni nëse prisni që dhe ai t’jua kthejë në mënyrë reciproke, pasi duhet të mbani mend që të gjithë kanë mënyrën e vet për të shprehur veten. Nëse jeni i lirë, ka shumë mundësi që njohje të reja të shfaqen gjatë kësaj jave ose të ketë një përmirësim në një njohje që keni bërë në të kaluarën. Në secilin rast, mos lejoni që shqetësimet pa baza të ndikojnë fushën sentimentale.
Puna dhe Ekonomia Cështjet tuaja profesionale duket se do të shkojnë mirë këtë javë pasi ka shumë gjasa që do të ketë mundësi për të zgjidhur çështje të së kaluarës, por edhe propozime të reja pune. Ajo që ju duhet t’i kushtoni vëmendje është tendenca për të pasur skenarë që nuk do të ndihmojnë as humorin tuaj, as performancën tuaj. Optimizmi është një faktor i dobishëm për ju dhe megjithëse do të keni tendencën ta “harroni” këto ditë, do të ishte më mirë të mos e bëni këtë, pasi gjithçka do të varet nga qëndrimi me të cilin i afroheni.

PESHQIT

Këtë javë do të përqendroheni në miqësitë tuaja dhe “aleancat” që keni deri tani. Eklipsi që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7 dhe do të jetë në fuqi nga fillimi i javës, ka gjasa të sjellë ngjarje që do t’ju tregojnë se kush janë vërtet miqtë tuaj dhe cilët janë thjesht të njohur. Kjo mund të jetë zhgënjyese, pasi mund të çojë në keqkuptime, por gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme për të sqaruar se cilët njerëz janë pranë jush.
Dashuria Nëse tashmë jeni në një lidhje këtë javë, mund të përqendroheni me partnerin tuaj në cështje që lidhen me miqtë dhe jo aq shumë për jut ë dy. Mundohuni t’i mbani problemet që ju shqetësojnë ju dhe atë, larg nga bisedat shoqërore dhe mbani mend thënien “në shtëpi, jo në bashki”. Nëse jeni i lirë, ka mundësi që një person nga e kaluara t’ju afrohet përsëri ose do të vini re se një person që është në mjedisin tuaj më të gjerë miqësor po kërkon një mundësi për t’ju njohur më mirë.
Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka gjasa të ketë çështje në fushën profesionale që do t’ju mbajnë të zënë pasi krijojnë të dhëna të reja në punë. Në rast se duhet të shlyeni detyrimet e rëndësishme profesionale deri të Mërkurën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, pasi mund të ketë disa keqkuptime në to. Gjysma e dytë e javës do të jetë një periudhë e mirë për të patur disa diskutime, në mënyrë që të shlyeni detyrimet profesionale që ju kishin vështirësuar.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: