Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ishte autore e një përmbysje të madhe në mbrëmjen e së mërkurës në Premier League.

Teksa kronometri regjistronte minutën e 94, Leicester po fitonte ndaj tyre me rezultatin 2-1.

Por, ishin dy minuta të çmendura të cilat ndryshuan historinë teksa Tottenham gjeti fitoren falë dygolëshit të holandezit Bergëijn. Në golin e tretë, sigurisht festa ishte e çmendur me lojtarët që shkuan në këndin kum qëndronin tifozët e tyre për të ndarë gëzimin e madh.

Mes rrëmujës së shkaktuar nga festa, pati vend edhe për një shaka nga Lucas Moura. Braziliani i hoqi kapuçin nga koka një tifozi, i cili në atë moment ekzaltimi nuk kuptoi asgjë dhe ndoshta në vazhdim do të jetë kujtuar për aksesorin e tij që mungonte.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: