Detaje tronditëse nga jeta në kampin famëkeq të Al-Holit në Siri, që u bë i njohur pas publikimit të historisë tragjike të Alvin Berishës. Historia e Alvinit, që mbërtheu zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe pasi lajmi bëri xhiron e rrjetet, u mundësua që ai të rikthehej në Itali, ku ishte babai dhe dy motrat e tij.

Ka qen vet babai i tij, Afrim Berisha ai që ka treguar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ rrëfimet e djalit të tij se në Siri kishte mbetur vëllai i këtij të fundit, nga lidhja që nëna e tij kishte krijuar me një shqiptar nga Kosova. Alvini i kishte kërkuar babait të tij që të merrte nga kampi dhe vëllain e tij.

“E dija që ish-gruaja kishte lindur një fëmijë. Kur erdhi Alvini tha; “vëllai im, Benjamini, duhet ta marrim”. I thash; “Do mundohemi o bab”. U interesova, pasi jam interesuar për shumë fëmijë, ma treguan se ai ishte.”, tha Afrim Berisha.

Ndërkohë, drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi dha një lajm të mirë në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’, ku deklaroi se Benjamini ka ardhur në Shqipëri, bashkë me 3 fëmijët e tjerë që ndodheshin në kampin e Al-Holit në Siri.

“Unë do jap një lajm të mirë. Benjamini është një nga fëmijët që është kthyer sot në Shqipëri. Ne kemi pasur kontakt me familjen e Valbonës. Dhe gjyshi është shprehur i gatshëm që ta mbajë. Nuk mund të spekulojë për këtë fakt se ku do qëndrojë djali. Do bëhet përkujdesje mjekësore dhe do ketë një procedurë”, tha Elezi.

PJESE NGA BISEDA
Evis Ahmeti:
Çfarë thotë Alvini për gjithçka ka kaluar? Dhe a ju ka treguar Alvini se ka lindur dhe një vëlla tjetër nga bashkëjetesa e ish-bashkëshortes tuaj me dikë tjetër aty në kamp?

Afrim Berisha: Po Alvini më ka rrëfyer për vëllain Benjaminin, kështu quhet, ai më rrëfeu për çdo gjë.

Evis Ahmeti: A kërkon që ta merrni dhe vëllain tjetër?
Afrim Berisha: Po e kërkon shpesh dhe më tregon për të.

Evis Ahmeti: Alvin si je?

Alvin Berisha: Mirë!

Evis Ahmeti: Vëllai jot Benjamini do të kthehet, a je i lumtur?

Alvin Berisha: Po! Shumë!

Evis Ahmeti: Si i kalove pushimet në Shqipëri?

Alvin Berisha: Mirë!

Ndërkohë, gjyshi nga nëna e Alvinit, Ymer Cira tha se do të bëjë të pamundur që të marrë në Gjermani djalin e vajzës së tij, e cila rezulton e zhdukur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb