Një banore e ish-Astirit në fjalën para Kryeministrisë deklaroi se ka ardhur në protestë sepse dikur ka pasur tre biznese që sot i janë mbyllur dhe punon si sanitare.
Po ashtu qytetarja e përlotur deklaroi se pensionistët nuk kanë lekë për të blerë perime dhe fruta dhe po ashtu mbajnë radhën për pensionet.

“Ata djem kanë mbajtur peshën, nuk kanë thyer asnjë copë xhami dhe janë dhunuar.
Kjo rini ndezi dritën e zemrave të shqiptarëve, janë shkendijë e pastër drite.
Edhe ata që janë në kafene e dëshirojnë këtë ditë, mos mendoni se ata nuk janë cenuar.
Ne vuajmë për drejtësi, që nga data 1 kam ardhur çdo ditë, sepse jam 45 vjeçe dhe nuk kam dalë nga kufijtë e vendit.
Mu mbyllën tre biznese në Astir dhe sot jam pastruese, pensionistët më vinin me 200 lekë dhe blinin nga një perime, e unë thoja çfarë bëj unë këtu.
Në Astir pesnionistët çdo muaj mbajnë radhën që në orën 5 sepse shteti s’ka lekët t’ju japë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb