Larg luftimeve në Severodonetsk, të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me artileri ukrainase në një treg në rajonin separatist ukrainas të Donetskut të mbështetur nga Rusia, thanë zyrtarët atje.

Agjencia e lajmeve Donetsk ka treguar foto të pjesëve të tregut qendror Maisky në flakë dhe trupa në tokë.

“Ne patëm një goditje në treg – kishte shumë njerëz këtu,” tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Yan Gagin, një këshilltar i qeverisë së vetëquajtur separatiste.

Ai thotë se në mesin e të vdekurve ka një grua dhe një fëmijë.

A2251770 9e94 4048 Beca F025b12b6ab7
A2251770 9e94 4048 Beca F025b12b6ab7

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportojnë se 18 persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto raporte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb