Derbi nuk është një sfidë normale, nuk është një sfidë e radhës, dhe kjo u vërtetua sërish. Tirana theu këtë tabu, rikthehet të fitojë një derbi pas 5 përballjesh me rivalët e përjetshëm duke marrë jo vetëm 3 pikë të arta por dhe një dozë të madhe vetëbesimi. Bardheblutë janë e vetmja skuadër që nuk e njeh shihen e humbjes, një tregues i qartë i forcës së këtij ekipi. Me meritë kryeqytetasit ndodhen në krye, në kuotën e 14 pikëve, tre më shumë se Teuta dhe Kukësi.

Tani ekipi i Shehit sheh me më shumë besim nga e ardhmja, sigurisht është herët të falësh për titull apo për objektiva afatgjatë, por kjo fitore ndaj Partizani dhe ecuria në tre javët e fundit, ku mposhtën me radhë ekipe me peshë e bën dhe më të fortë këtë ekip. Nuk është koha të ulin ritmin pasi përpara i pret një kalendar “ferri” në kuptimin e plotë të fjalës, tre sfida “bombë” deri në përfundim të fazës së parë, vetëm atëherë mund të kemi një tablo më të qartë.

Gesi
Gesi

Malorja nis që këtë fundjave ku do të përballen me Vllazninë në klasiken e futbollit shqiptar. Të gjithë e dimë forcën e Vllazninë, me “Loro Boriçin” në krahë shkodranët janë edhe më të papërmbajtshëm, për këtë mund të pyesim edhe Dinamon. Në këtë sfidë Shehi duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Najdovskit, i ndëshkuar me karton të kuq në derbi. Pas Vllaznisë, Tirana përballet me Dinamon në një tjetër derbi, për ta mbyllur më pas me Kukësin, një tur i vërtetë force për ekipin kryeqytetas ku do të shënjohet një pjesë e mirë e objektivit titull.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb