Në Gjermani ka një valë sulmi mbi Napolin pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar udhëtimin drejt Italisë tifozëve të Eintracht Frankfurt për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Champions League, e planifikuar për në 15 mars në stadiumin ‘Maradona’.

Kjo dispozitë lidhet me precedentët e përplasjeve të tifozëve të Frankfurt në ndeshjen e parë, ku Napoli fitoi 0-2. “Ndërhyrje serioze nga shteti italian”, është akuza që vjen administratori i klubit gjerman Axel Hellmann.

“Napoli duhet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve – tha këshilltari i qytetit të Frankfurtit, Maximilian Klockner, duke i bërë gjërat edhe më keq, pasi deklaroi: Ne nuk marrim pjesë në drekë apo darkë me Napolin.

“Është një ngjarje unike dhe për herë të parë në futbollin evropian të klubeve. Është një ditë e trishtuar për futbollin, është një vendim i pakuptueshëm që rrezikon integritetin e garës,” tha Philipp Reschke, anëtar i bordit të klubit të Frankfurtit.

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, tifozët e Bayern Munichut u solidarizuan me ata të Frankfurt duke shfaqur një pankartë të gjatë kundër ministrit të brendshëm italian Matteo Piantedosi me një fyerje të shkruar në italisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb