Të konsumosh duhan është një anë e medaljes dhe të mundohesh për ta lënë atë është ana tjetër.

Kjo gjë nuk mund të realizohet sa hap e mbyll sytë por ekzistojnë studime të gjëra për të zhvilluar dhe vlerësuar produkte që nuk prodhojnë tym. Koncepti dhe aplikimi i strategjive të reduktimit të dëmit bazuar në fakte shkencore është dicka që përdoret në jetën e përditshme duke përfshirë të gjitha mjetet e qarkullimit rrugor dhe ajror, forma të ndryshme të ndotjes së mjedisit  produktet ushqimore apo edhe mënyra e të ushqyerit. Lista është edhe më e gjatë se kjo mbi të gjitha e rëndësishme është që të shihet me seriozitet potenciali i madh i benefiteve të shëndetit publik.

Ekspertët pajtohen me faktin se nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit. Tek ky i fundit nikotina gjendet në sasi të vogla edhe në bimë të tjera, si dhe është e pranishme në të gjitha produktet e duhanit të të gjitha formave të tij. Pothuajse të gjithë dëgjojmë që është mirë që duhani të lihet sa më shpejt por nga ana tjetër, nëse nuk mundemi ta lëmë, është mirë që edhe të informohemi për ekzistencen e produkteve më pak të dëmshme.

Disa avokatë të shëndetit publik që mbrojnë me fanatizëm kundërshtimin e tyre prej shumë kohësh që lidhet me prijen e duhanit, sot besojnë se industria e duhanit gjithashtu mund të luajë një rol në zvogëlimin e dëmit të pirjes së duhanit duke u zhvilluar për të sjellë në treg alernativa më pak të dëmshme.

Iqos Image

Sikundër e përmendëm më lart lidhur me nikotinën është kryesisht toksina dhe kancerogjenët në tymin e duhanit që gjenerohen nga djegia, ato që shkaktojnë sëmundje dhe jo nikotina. Kjo, nuk e përjashton faktin që ekzistojnë ende disa rreziqe të përfshira në përdorimin e nikotinës. Mbi këtë të fundit p.sh është shumë toksike kur konsumohet apo absorbohet në doza të larta. Njerëz të rritur të një kategorie më delikate dhe më me risk sic janë shtatzënat ose nënat me gji duhet të përmbahen nga përdorimi i duhanit dhe i nikotinës.

Reduktimi i dëmit është një qasje e politikës që kërkon të zvogëlohet dëmi i shkaktuar nga një veprimtari e rrezikshme dhe jo thjesht ndalimin e vet aktivitetit. Kjo për të shtruar rrugë më pak të dëmshme që lidhen me dëshirën për të konsumuar duhanin. Nëse krijojmë kushte për një siguri afatgjatë dhe për t’i kthyer premtimet në numra që mund të verifikohen në mënyrë të pavarur bindemi për seriozitetin më të madh të kompanive. Fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Një hap themelor për të siguruar cilësi dhe qëndrueshmëri janë edhe produktet të caktuara më pak të dëmshëm se duhani. Një sërë ekspertësh dhe institucionesh në të gjithë globin kanë raportuar në mënyrë të pavarur mungesën e djegies në IQOS si dhe nivelet e reduktuara të shkarkimeve të toksikantëve në krahasim me cigaret. Sektorët publik dhe privat shohin një mundësi të shëndetit publik për përdorimin e produkteve të reja. Duhani me ngrohje dhe pajisje të tjera nikotine ofrojnë përfitime të mëdha potencialesh shëndetësore duke minimizuar dëmet dhe rreziqet për shoqërinë.

Në zhvillimin e një produkti  që ofron një mjedis pa tym dhe ka potencial të jetë më pak i dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve të rritur, kompania PHILIP MORRIS ka investuar rreth 4.5 miliardë dollarë amerikanë gjatë 12 viteve të fundit. Falë shkencës dhe teknologjisë, fija e duhanit që përdoret me pajisjet elektronike të quajtura IQOS ngrohet deri në 350 gradë. Gjatë përdorimit të IQOS, lëshohet aerosoli që shpërbëhet brenda pak sekondave dhe që siguron shijen e vërtetë të duhanit. Kjo është një lajm i mirë dhe për  jo duhanpirësit.

Në të gjitha tregjet ku IQOS është prezantuar deri më tani është mirëpritur edhe në mesin e duhanpirësve më të rregullt. Duke marrë parasysh numrin e lartë të duhanpirësve të rritur në Shqipëri, urojmë që ky produkt të vijë së shpejti dhe në tregun tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: