Administratori i “Intermedica” Vasil Llajo, në emisionin “Opinion” në News24 foli për virusin RSV.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se në këtë periudhë janë shfaqur disa viruse, ndërsa shtoi se RSV prek më shumë fëmijët.

“Është një virus që shkakton sëmundje të mushkërive. Më të prekshëm janë fëmijët e vegjël dhe sidomos fëmijë që janë deri në dy vjeç sepse sistemi imunitar i tyre është ende i papjekur. Nuk kanë krijuar antikorpet e nevojshme dhe preken shumë kollaj. Nuk janë me pasoja fatale , rikuperohen shumë shpejt. Të rriturit nuk preken sepse gjatë jetës së tyre pa e kuptuar ndoshta mund ta kenë kaluar”, ka thënë ndër të tjera  Vasil Llajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: