TIRANË– Pavarësisht uljeve të temperaturave, mjekët vijojnë me apelin e tyre për të treguar kujdes nga ndikimi i tyre në organizëm, kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Të sëmurët kronikë duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për çdo ankesë, sado e vogël qoftë, për të përshtatur terapinë apo ndjekjen (kontrollet e nivelit të glicemisë tek diabetikët), pasi disa sëmundje ndikohen nga i nxehti, si hipertensioni, etj.

“Mos e ndryshoni vetë terapinë, mos harroni se disa medikamente nuk duhet të rrinë nën rrezet e diellit dhe në të nxehtë, ndaj lexoni etiketën ose këshillohuni me mjekun”, këshillojnë mjekët për të sëmurët kronikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: