*Dëshmitari i sulmit në Ohio: Njerëzit shtriheshin si të vdekur për të shpëtuar

SHBA- Policia në Hamilton të Ohios në SHBA ka deklaruar se një person është vrarë dhe disa janë plagosur brenda një bari, në mëngjesin e sotëm.

Policia doli në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi ka marrë një informacion për të shtëna brenda në lokal.

Sipas deklaratës së policisë, zyrtarisht një person është deklaruar i vdekur kurse disa të plagosur të tjerë janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave të tjera apo gjendjen e tyre, transmeton lajmi.net.

Identiteti i viktimës nuk bëhet tash për tash i ditur para se të njoftohet familja e tij.

Ata nuk kanë treguar edhe më tej nëse kanë arrestuar ndonjë person apo nëse kanë ndonjë të dyshuar.

Një vit më parë në këtë bar kishte ndodhur një tjetër sulm me armë, që kishte përfunduar me viktima.

DËSHMITARI I SULMIT NË OHIO: NJERËZIT SHTRIHESHIN SI TË VDEKUR PËR TË SHPËTUAR
Një dëshmitar ka folur për mediat lokale në Ohio në SHBA duke treguar se ka pasur shumë të shtëna me armë zjarri në një lokal nate.

Ai ka thënë se ka arritur të dëgjojë së paku 15 të shtëna të cilat nga frika, i janë dukur sikur kanë zgjatur një orë.

Tolu Adeseha ka thënë se mund të ishte i vrari brenda lokalit në ato momente kur dëgjoi të shtëna që filluan të shkrepen nga një person.

“Kur dëgjova mu kujtuan lajmet në lidhje me njerëzit që shtinë me armë”, tha ai.

“Se çfarë do të duhej të bëje në ato raste, kjo tashmë është një realitet për mua”.

Kur ai dëgjoi të shtëna, ai është përkulur poshtë dhe ishte i shqetësuar për njerëzit përreth tij.

“Shikoja njerëz që përpiqeshin të luanin të vdekurin dhe gjëra të ngjashme si kjo”, tha ai.

“Ai ishte me revole dhe gjuante, kurse unë u mundova t’i them një vajze afër feje se nuk duhej të qante, se e dija që ishte traumatike, por duhej të mbante qetësi ose të bënte si e vdekur”, tha dëshmitari.

Adeseha tha se kishte parë njerëz të shumtë brenda në bar me armë kur fillua të shtënat, por nuk pa asnjë që përdori ato.

Ky dëshmitar tha se ka parë së paku dy viktima, pro ishte i pasigurt të thotë se sa mund të jetë numri i të plagosurve.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka lëshuar ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: