Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Laçit.
Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ autorëve.
Mësohet se i plagosuri është një i ri 19-vjeçar. Policia shprehet se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Forcat policore thanë se i plagosuri quhet Edon Martini. Ky i fundit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
(d.xh/Balkanweb)