NGA: Besim Ndregjoni*

Kryeministri Edi Rama ka filluar një ofensivë ideologjike e propogandistike, ndaj antikomunistëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që përballuan me stocizëm të paparë diktaturën më të egër e kriminale të Partisë Komuniste. Ofensiva e radhës së Kryeministrit janë ish të përndjekurit politike antikomunistët shqiptare dhe familjet e tyre. Dje në qytetin antikomuniste të Shkodrës, Kryeministri deklaroi në aktivin e PS se ishte një gabim dekorimi i torturuesit At Zef Pllumbit, dhe i Prof Sami Repishtit, nga qeveria e tije…Hipokrizia dhe abuzimi i paskrupull i një Kryeministri, i cili ka 25 vite që nuk i kërkon falje familjes së Poetit Havzi Nela.. ka 25 vite që mijëra familjeve te përndjekura politike u tregon mllefin e tij duke promovuar xhelatët në pushtet e përbuzur viktimat. Në rolin e një sunduesi dhe aspak të qeverisjes vazhdonte hipokrizinë e tije në një qytet të martirëve dhe rezymeja e tije urretje ishte para trashëgimtareve të persekutove, se antikomunistët shkodran ka 25 vite që i tregojnë vendin. Falja e tijë për dekorimet e torturuesit Shyqiri Coku do të qetësonin shpirtrat e dy ish te burgosur politike të ndjerit At Zef Pëllumin, dhe ikonës Prof. Repishti duke i ndare këto nga mijera të burgosur dhe të përndjekurit e tjerë. Nuk besoi se shpirti i Zef Pllumbit, dhe ndërgjegjja e ikonës Repishti do të jene të qeta me këtë falje pa u kërkuar falje bashkevuajtësve të tjerë. Urrejtja e këtij Kryeministri ndaj familjeve fisnike shqiptare ish të përndjekura politike që përballuan diktaturën nuk po njeh kufi dhe tani mbas 25 vitesh. Ishte qesharake dhe tragjike për këtë sundimtare i cili ne rolin e një shpifësi te rëndomtë më sulmoi mua si Kryetar i Unionit te Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërisë i mandatuar nga shumica e të burgosurve dhe të përndjekurve politike për thirrjen time njerëzore e morale për të shkulur bunkerin e tij simbolin e diktaturës.. aq abuziv ishte sa me bëri Kryetar të bashkimeve profesionale e poet të Enverit.. të meshiroi Kryeministër .Po të kisha qenë Kryetar i Bashkimeve Profesionale do të isha deputet i partisë tënde me sekretarin e rinise Fatmir Xhafen… po të kisha pasur dellin për poezi dhe të i kisha thurur poezi Enverit tënd të dashur do të isha anëtar i partisë tënde, me Taulant Ballën. Abuzimi i juaj me thashetheme e shpifje me detyron të ju mëshiroi..Pse more zoti Kryeministër, ti djali i anëtarit të komitetit qendror të partisë komuniste , dhe Presidiumit të kuvendit popullor , profesor i artit të realizmit socialistë që ke përbuzur me qindra artistë me shkarravinat tuaja në mbrojte të ideologjisë që dënonte artin borgjez, paske të drejte të bëhesh Kryeministër dhe të qeverisesh Shqipërinë, kurse unë biri i një të burgosuri politike nip i tre të pushkatuarve politike , dhe dy të vdekurve në hetusi, nuk paskam të drejte të mbroj të drejtat dhe liritë e mia e të familjeve të përndjekura politike. Në mijëra djem e vajza të të ekzekutuarve dhe të burgosurish politike nuk paskemi të drejte të jemi pjese e politikebërjes.. Statusin tim si i përndjekur politike e përcakton ligji zoti Rama dhe jo ju. Mos harro se përsekutimin ndaj familjes time për 50 vite të diktaturës ka prekur 7 breza… kurse ju si pinjoll i udhëheqjes diktatoriale me pushtetin politike të korruptuar keni krijuar pasuri marramamendse për 7 breza..e ka kontroluar dosjen time cdo pushtet politike dhe e kan parë certifikatën e pastërtisë morale.. për akuzat që bëre ndaj meje trego dokumentacionin ose kërko falje përpara se të përballesh me drejtsine si shpifse . Une e dua Shqiperine atdheun tim , ti e ke përbuzur në France duke e paraqitur atë një bunker me lecka.. Dje kur ishe ne opozite dhe të ftonja në aktivitetet e mia si në ekspozitën shkrimtareve të vrarë nga diktatura isha i përndjekur sot që je në pushtet dhe denoncoi projektetet tuaja urrejtes ndaj shtresës time. Paskam qene i privilegjuar. Ne jemi në pozicione të ndryshme zoti Rama…Ty të trondit zëri im në mbrojtje të lirisë, pse mbroj të drejtat e antikomunisteve ish të përndjekur politike, ti mbron kriminelët që ekzekutuan këto krime në emër të partisë që përfaqësonit. E quajte thirrjen time dhune ndaj bunkerit..dhe s’mban përgjegjësi për dhunën që u ke shkaktuar klasës të përndjekurve politike për 25 vite, ke caktuar ditë çlirimi 29 Nëntorin që është dita e pushtimit diktatorial ndaj shqiptareve.. ke refuzuar ligjin e hapjes së dosjeve duke mos lejuar lustracionin dhe drejtësinë të dënoi krimet monstruoze të komunizmit. Partia që drejtoni ju ka ik nga parlamenti dhe nuk ka qenë dakord me rezolutën e asamblesë së Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit… e ke mbushur parlamentin me hetues dhe operativa sigurimi duke përbuzur vuajtjet dhe pushkatimet tona. Për dy vjet të qeverisjes tuaj e ke mbushur administratën me kriminele të diktaturës, ty të qan zemra për të burgosurit politike… dhe ke emëruar në ministrinë e Brendshme zv-ministrin që i ka torturuar të burgosurit e Spacit, Qani Sadikun e Skënder Halucën etj.. Gënjen kur thua kam dëmshpërblyer të përndjekurit politike me 5 këste.. kur realisht ke dhënë 3 këste për 300 të burgosur politike e PD ka dhënë 24 mijë qytetarëve 2 këste…shëtit në çdo manifestim qeveritar, me fotot e diktatorit, detyron fëmijët të nderojnë me grusht në ceremonitë e datave simbol të diktaturës, sëbashku me ministrat e tu nderon vrasësit e shqiptarëve të pafajshëm me shallat e bolshevizmit.. projekton bunkere mbi dhomat e nëndheshme ku janë kryer krime e janë akoma pa u tharë gjaku i shqiptarëve të vrarë, dhe ti mbi atë gjak don të vendosesh fotot e diktatorit, meqenëse dështove tek bunkerit i parë.. Nuk ke lejuar që të bëhet një muze për krimet e komunizmit. Ne sot po përbaltemi nga ata që dje kryen krime ndaj nesh, ata sot në vend që të kërkojnë falje e të i vrasi ndërgjegjja për krimet, marrin guximin dhe fyejnë ata djem, nipër e mbesa, të cilët të detyruar nga masakrimi i partisë tënde u privilegjuan nga çdo e drejtë njerëzore, duke ju mohuar të gjitha të drejtat e liritë e tyre. Sot familjet tona po ndeshen me një padrejtësi të madhe, keqtrajtimin e viktimave të komunizmit nga bijtë e etërve të djeshëm. Sakrificat, qëndrimin heroik që nuk ju nënshtruam “luftës së klasave” fenomeni më negativ i shekullit 20. Familjet tona me fitoren morale kundër shnjerimit komunist ka fituar të drejtën e “kapitalit moral” të shoqërisë shqiptare. Këtë të drejt e konfirmon pafajësia e jonë që është stigma ma pozitive e zhvillimit politik në Shqipëri. I kujtojmë Edvin Ramës se kur ju duarttrokitshi masakrën komuniste ndaj nesh ne kishim guximin dhe i thamë: JO diktaturës. Pra spiunimin gjejeni tek vetvetja që i shërbenit diktaturës dhe jo tek ne fisnikët që e përbuznim pushtetin diktatorial. Sot ne kemi të drejtën me ju akuzue mospërfilljen e pushtetit të mazhorancës në vendin tonë., sepse ne jemi të pafjshëm. Pafajësia asht thelbi i sakrificave tona i rezistencës tonë antikomuniste. Ne sot ju kërkojmë të kërkoni falje për akuzën dhe urrejtjen që tregoni ndaj familjeve antikomuniste ish të përndjekur politike si Kryeministër i këtij vendi. Ju në vitet 80 bashkëpunonit me revistën e sigurimi të shtetit “ Në shërbim të popullit” Nr. 11 nëntor 1983…Çdo referencë e juaj anti morale, po përballet me moralin tonë të padiskutueshëm për të ndërtuar një Shqipëri njerëzore. Mashtrimi në politikë është gënjeshtër që ka rrjedhime. Dhe mashtrimi i radhës është Projekt i bunkerit tuaj të paligjshëm. e dyta me këtë projekt ju i riktheni shoqërisë jo masakrat e krimit por në ato tre dhoma torturash doni ta mbushni me fotot e udhëheqësit shpirtëror, në ato dhoma ku paraardhësit tuaj i kanë mbushur me gjak të pafajshëm të shqiptarëve antikomuniste. Ju synoni të fshini të gjithë ata që e kanë statusin ligjor të përndjekjes politike, dhe qëllimi dihet të zvogëlojnë nr, e të përndjekurve dhe të fshijnë nga kujtesa krimet monstruoze komuniste. Dhe me eliminimin e klasës së të përndjekurve, Kryeministri aktual dhe kjo mazhorancë që është e mbushur me individë të inkriminuar në krimet ndaj familjeve tona kryen misionin e saj në mbrojtje të diktaturës pa e nxjerrë para drejtësisë krimet që u kanë ndodhur familjeve tona për 45 vite diktaturë . Poshtërimi i kundërshtarit politik nuk është fitore , por shkatrrimi i gjysmës shqiptare që mendon ndryshe.

I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtave të njeriut, të mos jenë indiferent ndaj dhunës kryeministrore ndaj klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Të mos jenë indiferent ndaj urrejtjes dhe përbaltjes e papërgjeshmërisë së një Kryeministri që për moto ka pushtetin e tij personal dhe jo demokracinë. Pushteti është mjet në demokraci , asht qellim në diktaturë! Qëllimi i pushtetit është forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “luftë klasash” Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelit komunistë ,në një proces të mbështetur në drejtësi , është rikthimi i plot në liri në dinjitet për të gjithë . Një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsinë. Zeri im nuk hesht si gjate këtyre 25 viteve në mbrojtje të lirise dhe në denoncimin e krimeve të partisë tuaj dhe ndaj shpifjeve të tuaja zoti Kryeministër.

Të jeni i bindur se ne bijtë e të martirizuarve të diktaturës komuniste do të denoncojmë krimet e partisë tuaj kriminale dhe nuk do të ju lejojme të fshini memorien e këtij kombi se doni të rivritni ndërgjegjen e një shoqërie me pushtet politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: