TIRANË

Aktori dhe regjisori Vasjan Lami ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Lami shkruan se është e trishtë të thuash lamtumirë dhe se kush ka luajtur apo ka ndjekur shfaqje në teatër nuk do donte të harronte kurrë aromën e tij. Ndërkohë ai bën me turp ata që e shembën dhe ata që ishin dakord të ndodhte.

“E trishtë, të thuash; Lamtumirë Teatri im dhe i juaji! Kush ka luajtur, apo ka ndjekur shfaqje në atë teatër, jam i bindur që kurrë nuk do të donte të harronte aromën e atij Buti të vjetër. Sido që të bëhet Ena e re, do t’i duhen shumë vite e histori, të marrë atë shije dhe ndjesi. Do bëj çmos të të mbaj sa më gjatë. Turpi do t’i ndjekë përjetë, ata që e bënë dhe ata që ishin dakord që të ndodhte”, shkruan Lami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb