Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, në përgjigje të sulmit të këtij të fundit në ambientet e konsullatës iraniane në Damask, ishte veprimi minimal ndëshkues i nevojshëm për të garantuar interesat dhe sigurinë tonë kombëtare, bazuar në kapitullin e Kombeve të Bashkuara, deklaroi Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Teheranit.

“Irani shënjestroi ekskluzivisht bazat ushtarake izraelite gjatë operacionit dhe aktualisht asnjë veprim ushtarak nuk është planifikuar kundër regjimit sionist”, nënvizoi Këshilli në një deklaratë.

“Regjimi sionist i ka kaluar vijat e kuqe. Nëse regjimi vazhdon veprimet e tij të liga kundër Iranit me çdo mjet dhe nivel, ai do të marrë një përgjigje 10 herë më të fortë”, theksoi Teherani zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: