Tekniku i Teutës, Edi Martini ka dhënë prononcimin e tij pas barazimit 1-1 me Erzenin.

“Duhet ta mbyllnim ndeshjen më shpejt. Ishte një ndeshje e vështirë, një derbi. I lëshuam shumë territor Erzenit, dalja e Karabecit na prishi goxha punë.

Kishim mundësi të shënonim edhe golin e dytë, por nuk arritëm të shënonim. Mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë, ashtu si vajti ndeshja.

Gjendja e të dëmtuarve? Nesër do të shihet gjendja e Goxhajt dhe Karabecit, shpresoj që të mos jenë të rënda”, ka thënë Martini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb