Tirana East Gate është porta më e madhe e Tiranës për trendet më të reja të botës së modës dhe dizajnit. Krahas emrave ndërkombëtarë të prodhimit industrial, TEG sjell edhe produktin artistik tek të gjithë ne, që ndoshta mund të mos kemi kohë apo mundësi të shkojmë tek ai. Në këtë mënyrë TEG mbështet studentët e talentuar, duke iu dhënë një dritare ku të shfaqin talentin. Mjediset e qendrës shndërrohen në një galeri arti spontan, për të provomuar të rinjtë në të gjitha kanalet e komunikimit, duke rritur padyshim edhe vizibilitetin e tyre.

Ekspozita që është vendosur në njërin nga hollet e TEG, titullohet “Layers” ose “Shtresimet” dhe është puna e studentes Blerta Isufi. Ajo është përzgjedhur si një ndër studentet më të talentuara të Universitetit të Arteve, për të shpalosur një koleksion frymëzues. Koncepti i ekspozitës qëndron tek tradita, e ndarë në dy zanate të veçanta: poçeria ose qeramika, si dhe punimi i shajakut ose material veshjesh prej leshi të rrahur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Artistja e re është rritur dhe jeton në qytetin mesdhetar të Kavajës, fare pranë portit detar të Durrësit, i njohur në lashtësi si Epidamnos. Ndikimet e origjinës së saj ndjehen pa dyshim edhe në veprat e ekspozuara, ku Isufi paraqet një dosje kërkimore të frymëzuar e krijuar duke përdorur një teknikë tradicionale, shumë të zhvilluar në Shqipëri. Sic e shpjegon vetë ajo “zgjodha këtë teknikë sepse është bërë nga një material natyral si argjila, një pëlhurë e formuar nga përzierja e fibrave natyrale. Formimin e vazove nga toka ku kam lindur e lidh me natyrën e diçkaje të punuar me dorë, nëpërmjet një teknike që dua ta krijoj vetë”.

TEG dhe Fondacioni Mane kanë bashkëpunuar për promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Punimet mund të vizitohen në mjediset e Tirana East Gate deri më 23 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb