Temperatura shpesh ndodh nga një infeksion viral, siç është gripi, ose nga një infeksion bakterial. Mund të konsiderohet edhe si një shenjë e mirë që trupi është duke luftuar infeksionin. Temperatura mund të ndodhë gjithashtu si pjesë e një reaksioni alergji-k ndaj disa ilaçeve, siç janë disa nga antibiotikët. Temperatura normale e trupit është rreth 37° C kur matet nga goja. Temperatura e matur në sqetull është pak më e ulët. Tek fëmijët, temperatura 38° C ose më sipër konsiderohet e lartë.

Këshilla mbi trajtimin

-Një dush i ftohtë është i mirë për uljen e temperaturës, mos vendosni foshnjet në ujë të ftohtë;
-Mos përdorni shishet me ujë të ngrohtë ose batanijet elektrike; vishni rroba të lehta;
-Pini sa më shumë ujë ose lëngje pasi temperatura mund të shkaktojë dehidratim;
-Mateni temperaturën rregullisht; sigurohuni që dini ta përdorni termometrin;
-Kur masni temperaturën në gojë, prisni të paktën 10 minuta pas të ngrënit të ushqimeve të ngrohta ose të ftohta dhe mateni përpara se të merrni ilaçet;
-Termometrat dixhital janë përdorur tek fëmijët pasi ato përfaqësojnë një teknikë të mirë për të marrë një rezultat të saktë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: