TIRANE– Tensione dhe debate mes oficerëve të policisë dhe mjekëve të  Spitalit Amerikan 2 për të plagosurin Ervis Martinaj. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut sipas urdherit te gjykates, por mjekët e spitalti nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan 2, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- tha gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë se Gjykata ka vendosur arrest me burg për 30 ditë për biznesmenin Ervis Martinaj si dhe për mikun e tij Eljon Hate.  Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb