Transporti tregtar global gjithashtu ka hyrë në një spirale krize, duke ndikuar në zinxhirin global të furnizimit.

Shtimi i krizës në Kanalin e Panamasë dhe në Detin e Kuq është një paralajmërim nga Garda Revolucionare se do të synojë që të vërë në shënjestër më shumë anije tregtare në ujërat ndërkombëtare.

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Bahreinit, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Zelandës së Re dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të sulmeve të paligjshme ndaj anijeve ndërkombëtare nga Huthi të mbështetur nga Irani.

“Houthit do të mbajnë përgjegjësinë e pasojave nëse vazhdojnë të kërcënojnë jetët, ekonominë globale dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në rrugët ujore kritike të rajonit,” paralajmëroi deklarata. Ndërkohë, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit u zotua të shtunën se do t’i “afrohet armikut nga larg dhe afër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb