Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje të dielën (6 nëntor), nga pozita e tyre. Përveç kryetarëve, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Historia e largimeve të zyrtarëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

Nuk është hera e parë që kryetarët e komunave veriore japin dorëheqje nga pozita e tyre. Ata një gjë të tillë e kishin bërë edhe në dhjetor të vitit 2018, si reagim ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia. Pas këtij veprimi në atë kohë presidenti Hashim Thaçi kishte shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veriore, të cilat ishin caktuar të mbahen më 19 maj 2019.

Për organizimin e këtyre zgjedhjeve Qeveria e Kosovës që drejtohej në atë kohë nga Ramush Haradinaj kishte ndarë 471 mijë euro. Haradinaj kishte deklaruar se zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovën, shkruan Express.  Ndryshe është hera e parë që deputetët e Listës serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ata një gjë të tillë e bënë të hënën më 7 nëntor 2022. Kujtojmë se deputetët e Listës serbe muaj më parë kishin bojkotuar institucionet e Kosovës. Ata kishin deklaruar se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviç, e cila kishte marrë i pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb