Qeveria ka ndryshuar vendimin për të bllokuar hyrjen e të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti, që e mori pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Mediat e Kosovës raportojnë se me ndryshimin e këtij vendimi, në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që të mos jenë të ngarkuar me mallra me origjinë serbe.

Deri më sot të gjitha kamionët me targa të Serbisë, pa marrë parasysh origjinën e produkteve, nuk janë lejuar të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb