KORÇË

Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona.

48-vjeçari Festim Qazolli është kapur në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë për në Greqi drogë. Gjithashtu në pranga është vënë 23-vjeçari Loreco Prishtina.

Ky i fundit, nuk iu ka përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe është pikasur duke hedhur nga makina dy pako me kanabis, me peshë totale 5.4 kg.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Qarku Korçë

Goditen dy raste të aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nga Policia Kufitare e Kapshticës, goditet një rast i tentativës së trafikimit të narkotikëve nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihet në pranga një 48-vjeçar.

Nga Komisariati i Policisë Pogradec, goditet një tjetër rast në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza, vihet në pranga një 23-vjeçar.

Sekuestrohet 5, 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 5 doza kokainë, 20 doza kanabis dhe 1 dorezë metalike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë patrullimit të tyre në kufi të gjelbër, në afërsi të vendit të quajtur “Lugina e vogël” në fshatin Kapshticë, Devoll, kanë konstatuar në largësi dy shtetas, të cilëve ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Ata nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, por u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dy pako me peshë 5, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP-Korçë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, i shtetasit F. Q., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se 48-vjeçari, ka transportuar me mjetin tip “Benz”, nga Tirana në drejtim të “Luginës së vogël” këta dy shtetas së bashku me lëndën narkotike, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
—‐———-
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 5 doza me lëndë të dyshuar kokainë, 20 doza me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb