Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar nga Kosova, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara”, njofton policia,

Sakaq në pranga ka rënë dhe shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

-S. K., 37 vjeç, E. A., 33 vjeç, Xh. D., 25 vjeç dhe B. D., 55 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb