Nga paraja në ferr, pa frikë rikthimi i Paul Pogba në Torino mund të cilësohet i tillë. Tifozët e Juves, stafi drejtues, të gjithë festuan për faktin se francezi zgjodhi “Zonjën e Vjetër” për të vijuar karrierën, por një dëmtim në meniskun e gjurit ka trazuar jo pak ambientin në Torino.

Pogba ishte projektuar si një titullar fiks në formacionin e Allegrit, me këtë të fundit që tashmë është i detyruar të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para. Pogba fluturon këtë të hënë në Lion për tu vizituar nga profesor Bertrand, i njëjti që operojë Zlatan Ibrahimovic.

Tuttosport
Tuttosport

Pogba është në dilemë, t’i nënshtrohet një terapie apo të operohet. Në rastin e parë, Pogba do të mungonte për 7-8 ndeshje, por do të ishte në dispozicion të përfaqësueses franceze, nëse do t’i nënshtrohej operacionit do të rikthehej në janar, në këtë mënyrë do të humbiste Botërorin.

Corriere
Corriere

Në këto kushte, Juventus është i detyruar të futet sërish në merkato për të gjetur një mesfushor. Leandro Parades është emri i parë në listë, kjo pasi argjentinasi është nxjerr në shitje nga PSG ndërsa në Torino do të gjente mikun e tij Angel Di Maria. Një tjetër emër fiks është ai i Milikovic-Savic, serbi pëlqehet shumë nga Allegri, por transferimi i tij ka një kosto të lartë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb