Paul Pogba pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës, kjo për vetë faktin se në fund të sezonit, Pogba largohet falas, gjithnjë nëse deri atëherë palët nuk arrijnë të gjejnë një kompromis për rinovimin e kontratës. Pogba pëlqehet shumë në aksin, Torino-Madrid-Paris, të tre klubet, Juventus, Real dhe PSG kanë shfaqur interesimin e tyre për mesfushorin francez, por në fund përcaktues pritet të jetë vetë dëshira e lojtarit.

Pogba
Pogba

Sipas Marca, Real Madrid ka ndryshuar strategji, nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë qindarkë për kartonin e Pogba gjatë merkatos së janarit, por do të presin fundin e sezonin për ta transferuar falas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb