Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.8 ballë të shkallës rihter, ka goditur këtë të hënë brigjet e Alaskës.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e saj ishte rreth 71 milje në lindje të qytetit Chinik. Lëkundjet janë ndjerë nga banorët përgjatë Gadishullit të Alaskës dhe Ishullit Kodiak, por për fat të mirë, deri më tani nuk ka kërcënim për cunami.

Kujtojmë se ky tërmet vjen një ditë pasi një tjetër lëkundje sizmike me magnitutë 6.2 ballë goditi ishullin Hawaii. Fatmirësisht, nga të dy tërmetet nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb