Kryeministri Edi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve të zonave të gjelbërta, të cilat do të nisin nga e hëna me lehtësim të masave kundër koronavirusit, të tregohen të kujdesshëm dhe të monitorojnë gjithka.

Gjatë komunikimit live me kryebashkiakët, Rama iu drejtoi me batutë Tërmet Peçit të Tepelenës, duke i thënë të tregojë kujdesë, pasi sipas tij, ai është i lëvizshëm.

Pjesë nga diskutimi:
Rama: Tërmet, se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen, na ndero.

Tërmet Peçi: Po komandant, urdhri jot do të zbatohet nuk diskutohet, por mendoj se deri tani masat dhe të gjitha fashat e qeverisë janë zbatuar. Falë Zotit dhe falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë që të mos kemi asnjë rast, pasi deri tani Tepelena është model.

Rama: Nëse do të ketë rezultat pozitiv ky pilotim i parë, atëherë do të ndihmojë edhe të tjerët të vazhdojnë me lehtësim javën e ardhshme dhe pastaj gjithë territorin e Shqipërisë. Javën e ardhshme mund ta zgjerojmë grupin e lehtësirave, por ajo që na duhet është të shkojmë edhe përtej. Pra, ndërkohë që hapet pjesa e punës, të hapet edhe pjesa e jetës, e lëvizjes, e sistemit social në distancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb