Tërmeti që u ndje sot në mesditë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit, ka shkaktuar problem dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike.

Kështu, në orën 11:00 është lajmëruar për dëmtim të shkarkuesit në zbarrat 110 kV të N/stacionit Lac 2.
Si pasojë e kësaj avarie u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet–Rubik, Ulëz–Laç 2 dhe Bushat i ri–Lezhë.

Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës u stakua për disa minuta energjia elektrike.
Brenda orës 12 të ditës së sotme u rilidh energjia elektrike në të gjitha n/stacionet e prekura nga defekti: Fushë- Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: