Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për tërmetin e fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Kreu i PD ka shprehur ngushëllimet për viktimat, ndërsa shtoi se solidarizohet me familjaret, duke i uruar shërim të plotë të plagosurve.

“Kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për viktimat e tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Shpreh solidaritetin e me familjet e viktimave dhe uroj që të plagosurit të shërohen plotësisht”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb