14-vjeçari i plagosur në ishullin Samos në Greqi është shqiptar. Djali me inicialet E.M., nga Fieri, ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.

Mësohet se nga 15:00 është transportuar me helikopter drejt Athinës. “BalkanWeb” mëson se se djali ishte duke u kthyer nga shkolla, teksa një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë. Ndërkohë në këtë ishull 19 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa fatkeqësisht 2 adoleshentë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar kanë ndërruar jetë.

Po ashtu raportohet se në Athinë për mjekim të specializuar është transportuar dhe një 63-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb