Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.3 të shkallës rihter që goditi zonën e Larisës në Greqi, paraditen e kësaj të mërkure, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket se janë shembur disa ndërtesa, por fatmirësisht nga të dhënat e deritanishme nuk ka të lënduar.

Ndonëse me të drejtë banorët janë të shqetësuar, autoritetet greke kanë bërë thirrje që ata të ruajnë qetësinë, duke sqaruar se situata është në kontroll. Pas tërmetit të fuqishëm me magnitutë 6.3, në zonë janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera, por me magnitutë më të vogël.

Autoritetet kanë nxjerrë forcat në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të qetësuar njerëzit.

Kujtojmë se lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të vendit tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb