Agjencia e Gjeofizikës në Indonezi ka konfirmuar se tërmeti i së premtes ka shkaktuar një cunam, raporton Associated Press.
Deklarata erdhi pas një videoje që po qarkullon online ku duket një cunam që godet një qytezë të tërë në një rajon.
Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë u regjistrua në ishullin Sulavesi, në lindje të Borneos. Autoritet paralajmëruan për një cunami të mundshëm.
“Ne këshillojmë njerëzit që të qëndrojnë në zona të sigurta, larg ndërtesave të dëmtuara,” tha zëdhënësi i Agjencisë së Katastrofave Kombëtare.
Jadi tadi setelah #gempadonggala yang beritanya sudah banyak beredar itu temen saya masih bisa kontak adiknya. Tapi setelah itu dia dapat video ini, dan ga bisa hubungin keluarga dan teman-temannya. Mungkin sinyal mati semua. Jadi kalau ada info kabarin ya. pic.twitter.com/2HY4Yqg0ut
— Dian Onno (@DianOnno) September 28, 2018