Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në Kryeministri. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, i cili ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Ai theksoi se në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qëndrueshmërinë e objektit. Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e pare: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: