Në këto momente të vështira për Turqinë, presidenti Rexhep Erdogan ka shkuar pranë zonave të prekura nga tërmeti, ku deri më tani janë regjistruar 22 viktima.

Mediat turke raportojnë se Erdogan anuloi pjesëmarrjen në një konventë ndërkombëtare për ekonominë, e cila po mbahet në Stamboll. Mësohet se ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të një nëne që humbi jetën bashkë me djalin e saj 10-vjeçar, ndërsa presidenti ka ngushëlluar familjarët për humbjen.

Kujtojmë se tërmeti me magnitudë 6.8 shkallës rihter u regjistrua rreth orës 20:55 të mbrëmjes, ndërkohë që lëkundjet u ndjenë në Siri, Iran dhe Liban.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë 39 persona nga rrënojat, ndërsa po kërkohet i 40-ti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: