Dëmet e shkaktuara nga tërmetet shkatërruese te gjashte shkurtit ne pjesën juglindore të Turqisë vlerësohet të kalojnë 100 miliardë dollarë amerikanë, beri te ditur një zyrtare e Programit të OKB-së për Zhvillim në një konferencë për mediat.

“Është e qartë nga llogaritjet që janë bërë deri më sot se shifra e dëmit e paraqitur nga qeveria dhe e mbështetur nga … partnerët ndërkombëtarë do të ishte mbi 100 miliardë dollarë,” tha Louisa Vinton nga UNDP. Shifra e përkohshme e dëmit, për të cilën Vinton tha se mbulon vetëm Turqinë, po përdoret si bazë për një konferencë donatorësh më 16 mars në Bruksel për të mbledhur para për të mbijetuarit dhe procesin e rindërtimit. Banka Botërore vlerësoi më parë dëmin e drejtpërdrejtë në Turqi në 34.2 miliardë dollarë, por tha se kostot e rimëkëmbjes dhe rindërtimit do të jenë shumë më të larta dhe humbjet në produktin e brendshëm bruto të Turqisë që lidhen me ndërprerjet ekonomike të shkaktuara nga tërmetet do të shtojnë gjithashtu koston. Vinton i përshkroi skenat në provincën më të goditur Hatay të Turqisë si “apokaliptike”, duke thënë se qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar. “Nevojat janë të mëdha, por burimet janë të pakta,” tha ajo.

Rreth dy milionë të mbijetuar janë derguar në strehime të përkohshëm ose janë evakuuar nga rajoni i shkatërruar nga tërmeti, sipas shifrave të qeverisë turke. Rreth 1.5 milion njerëz jetojnë në tenda, ndërsa 46,000 të tjerë janë zhvendosur në banesa kontejnerë. Të tjerët jetojnë në konvikte dhe bujtina, beri te ditur qeveria turke.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: