Greqia ka treguar solidaritetin e saj kundrejt Turqisë në këto ditë të vështira pas tërmetit apokaliptik, ku humbën jetën mijëra njerëz.
Ndihma greke në Turqi arriti të nxjerrë të gjallë një 50-vjeçar por fatkeqësisht nuk mundi dot të shpëtonte në kohë 7-vjeçaren Fatma, por fatmirësisht shpëtuan motrën e saj më të vogël.
Fatma, 7-vjeçarja ishte ajo që kishte tërhequr vëmendjen e ekipit të shpëtimit duke bërtitur e kërkuar ndihmë, por nuk mundi që qëndronte e gjallë deri ën përfundim të operacionit.
Po ashtu, raportohet të ketë ndërruar jetë dhe nëna bashkë me dy fëmijët e saj.
Operacioni u zhvillua shtatë metra thellë nën tonelata mbeturinash në qytetin Alexandretta (Hatai), Turqi.
Mediat greke shkruajnë se 4 burra të forcave të shpëtimit EMAK-ut morën pjesë në operacion.
(BalkanWeb)