Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nigeri. Persona të armatosur kanë vrarë 21 persona në një treg dhe kanë rrëmbyer disa të tjerë.

Sulmi pason rrëmbimin masiv këtë muaj të nxënësve të shkollës dhe disa rrëmbime të mëparshme në Kaduna. Alhaji Isah Bawale, një udhëheqës tradicional në komunitetin rural Madaka të shtetit Niger tha se persona të armatosur hynë në treg dhe hapën zjarr rastësisht, duke vrarë disa njerëz.

“Ata nuk kursyen askënd, ata vranë dhe rrëmbyen njerëz”, tha ai, duke shtuar se zyrtarët po mblidhnin informacione për të vdekurit dhe të zhdukurit. Por tre banorë të tjerë thanë se të paktën 21 persona u vranë.

“Ndërsa po flas me ju, rreth 21 persona janë konfirmuar të vrarë,” tha Abdulganiyu Aliyu. Rrëmbimet nga bandat kriminale që kërkojnë shpërblime janë bërë një dukuri pothuajse e përditshme në Nigeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: