Rusia, Serbia dhe Bjellorusia po mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake afër kufirit të Bjellorusisë me Poloninë, që është anëtare e NATO-s.

Në ceremoninë e sotme të hapjes, koloneli rus, Aleksei Sgibnev, tha se stërvitja “Vëllazëria Sllave-2017” tregon se “të tri shtetet kanë arritur bashkëpunim të ngushtë dhe po përgatiten që së bashku ta luftojnë të keqen më të madhe të kohës sonë: terrorizmin ndërkombëtar”.

Në këtë stërvitje marrin pjesë më se 300 ushtarë rusë, 400 bjellorusë dhe 50 trupa nga Serbia.
Stërvitja pritet të zgjasë deri më 14 qershor, shkruan rel.

Kjo stërvitje e përbashkët afër Polonisë, që është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ka filluar një ditë pasi Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s. Kjo është stërvitja e tretë ushtarake me emrin “Vëllazëria Sllave”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb