Teuta doli pa pikë nga transferta kryeqytetase teksa pësuan një humbje me përmbysje përballë Tiranës, kjo ishte hera e parë këtë sezon që bardheblutë fitonin kundër ekipit durrsak. Një nga protagonistët absolut të këtij takimi ishte Majkëll Ngoo, autor i një goli dhe një asist për Torasa. Klubi i Teutës ka rezerva për lojën e gjigandit britanik teksa me anë të një postimi për mediat akuzon Ngoo për lojë të ashpër:

Ngoo
Ngoo

KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i clili me goditjet e tij me brryl i ka shkatuar fraktura tre lojtarëve tan.I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste. Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë.

Zyra për shtyp—KF Teuta
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: