KOSOVË-Listës së shteteve që po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO i është shtuar edhe Principata e Monakos.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social facebook.

“Po ecim përpara hap pas hapi. Sapo morra informatën që edhe Principata e Monakos e nënshkrou si kosponzore kërkesën e Kosovës për anëtarësi në UNESCO. Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar bashkë me neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet në Bordin Ekzekutiv gjatë javës së tretë të tetorit. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb