Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkovic teksa ka komentuar takimin që zhvilloi sot presidenti Thaçi me Lajçakun, pohoi se kreu i shtetit kosovar i prezantoi emisarit një listë dëshirash.

Pasuesi i Gjuriçit tha se Thaçi duhet të informonte Lajçakun se kur do të fillojë themelimi i Asociacionit dhe jo t’i japë atij një listë me fantazirash në lidhje me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Thaçi pas takimit me Lajçakun deklaroi se i ka shprehur atij kërkesën që BE-ja të vendosë në tavolinën e bisedimeve një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve që do të nënkuptonte njohjen reciproke.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka bllokuar dialogun e nisur këtë vit pas 20 muajsh ndërprerje.
Përderisa pala kosovare ka refuzuar të bisedohet për këtë çështje, pala serbe ka insistuar që Asociacioni të themelohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: