Presidenti Hashim Thaçi është nisur për një vizitë në SHBA pas asaj në Europë. Kjo vizitë vjen disa muaj pas publikimit të aktakuzave nga Haga ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish-luftëtarëve të UÇK.

Në qershor, para takimit të programuar Kosovë-Serbi në SHBA, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi aktakuzën e cila ishte ngritur dy muaj më parë.

Thaçi anuloi udhëtimin, pas tij edhe Hoti, teksa SHBA dhe Serbia ranë dakord që takimi të anulohet. Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë as në shtator në Uashington gjatë firmosjes së marrëveshjes.

Tashmë ai do e vizitojë SHBA-në një muaj pas marrëveshjes së 4 shtatorit, teksa nuk dihet se për çfarë po shkon dhe kë do takojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb