SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Ushington ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Thaçi.

Ai tha se ka marrë  përkrahje të plotë nga ShBA për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Një hap  si ky shton Thaçi, do t’i paraprijë arritjes së paqes mes të dyja vendeve.

“U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: