Dy ditë më parë Chelsea vendosi të paguajë klauzolën e portierit të Atletico Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, për ta transferuara atë në Londër. Në këtë mënyrë 80 mln eurot e bënë spanjollin më të shtrenjtin e historisë, duke thyer rekordin e Alisson pas pak ditësh.

Blerja e 23-vjeçarit ishte një vendim i detyruar për Chelsea-n pasi Courtois kishte shprehur qartë dëshirën për të kaluar te Real Madrid, klub në të cilin u prezantua dje.

Sot, trajneri i ‘bluve’ të Londrës, Maurizio Sarri ka krahasuar 2 portierët. Sipas italianit, Kepa, edhe pse është blerë për 80 mln euro nuk është më i mirë se belgu i larguar drejt Madridit.

“Situata Courtois ishte e qartë. Ai donte të shkonte në Madrid. Kështu ne humbën ndoshta portierin më të rëndësishëm në botë për momentin, por blemë një të ri. Mendoj njërin prej më të rëndësishmëve të moshës së tij, kështu që jam me të vërtetë i lumtur,”-u shpreh fillimisht Sarri

Kur u pyet nëse Kepa është më i mirë se Coutois italiani tha: “Jo për momentin, por ai është shumë i ri, 23 mendoj. Kështu shpresoj se do ta arrijë shpejt. Por, për momentin ai nuk është Courtois, sigurisht.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb