Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe i ka vendosur gjobë pronarit të një subjekti.

27-vjeçari G. T., është konstatuar nga uniformat blu duke mbajtur muzikën ndezur përtej orarit të lejuar nga autoritetet.

Gjithashtu policia njofton se ndaj këtij subjekti është vendosur dhe një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

“Durrës

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë”, thotë policia.

Gjithashtu policia njofton se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 44-vjeçarit P. A., ai akuzohet për dhunë në familje dhe vjedhje të energjisë elektrike. Burri dyshohet se i ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike bashkëshortes, ndërsa punonjësit e OSHEE, kanë konstatuar po ashtu se ai kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin P. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e OSHEE-së, në banesës e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb