Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë. Nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë bëhet arrestimi i tij. Duro është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kujtojmë që Duro u kallëzua nga bashkëshortja për përndjekje.

ARRESTIMI
Ai u arrestua në flagrancë mesnatën e datës 25 mars 2020 pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke thyer urdhrin e mbrojtjes që gjykata kishte lëshuar në favor të saj.

Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë. Mësohet se ajo banonte në zonën e “Bllokut” dhe kishte urdhër mbrojteje që nga momenti i divorcit. Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike si dhe kanosje e përndjekje përmes SMS-ve. Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur duke e arrestuar në flagrancë. Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: