Një fitore e fundit për të hyrë në histori. Thiago Alcantara u kërkon shokëve të tij te Liverpool një sforco të fundit, në mënyrë që ai përveç trofeut me të kuqtë, të mund të hyjë në librin e rekordeve: të fitojë Champions-in me tri skuadra të ndryshme.

Këtë e ka bërë mundur vetëm Clarens Sedorf. Ish-fantazisti holandez ka mundur ta bëjë këtë me Ajax në 1995, Realin e Madridit në 1998 dhe me Milanin në 2003 e 2007.

Ndërkohë, spanjolli Thiago e ka ngritur dy herë deri tani, me Barcelonën në 2011 dhe me Bayernin e Mynihut në 2020. Ai iu bashkua vitin e kaluar Liverpool dhe tashmë kërkon të futet në histori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb