Analisti Ben Andoni ka komentuar protestën, duke theksuar se këto reagime, nuk kanë ndodhur në 35 vite. Në një bisedë për emisionin ‘News24 Fundjavë’, Andoni tha se ndryshimi është urgjent. Mes të tjerash ai shtoi se ndryshimi duhet të vijë me çdo kusht.
Sipas tij, fryma e protestës mbetet pozitive dhe frymëzuese.
“Një protestë e tillë nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky ndryshim jo vetëm është urgjent, por duhet bërë me çdo kusht. Çdo mundësi e humbur matet me vite. Duhet të mbahet fryma. Nuk duhen parë numrat. Organizatorëve iu bie një peshë e madhe, që të mbajnë pjesën e motivimit të protestuesve. Protestuesit motivohen nga keqqeverisja, lokale dhe ajo qendrore. Rastet flagrante i shohim në çdo sektor, kudo. Në shumicën e institucioneve, në Kadastër, që është plaga më e madhe e vendit, apo në sistemin e drejtësisë, ku janë vrarë më shumë për pronat pas 90 se sa në regjimin komunist. Ajo Shqipëria e re që kërkojmë, duhet ta krijojmë brenda vetes. Unë dua një Shqipëri normale, që mos të shiten pronat e vendit tonë, siç po tregon arroganca e kësaj qeverie.”, u shpreh Andoni.
Ai shtoi se nëse kërkesat e protestës materializohen, atëherë lëvizja fiton më shumë zë dhe forcë në shoqëri. Sipas tij, kjo është një nga protestat më të mëdha të dekadave të fundit, ndërsa e krahasoi rëndësinë e saj me periudhën e fillimviteve ’90, kur vendi po kalonte ndryshimet e mëdha politike.
“Çdo organizim duhet të ketë të hipotekuar në forcë të tillë, që mos të lëshojë pe. Fryma e protestës mbetet e mirë, por masiviteti bie. Por kjo është e kuptueshme. Një protestë e tillë nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky ndryshim jo vetëm është urgjent, por duhet bërë me çdo kusht. Çdo mundësi e humbur matet me vite. Nëse materializohet një nga këto protesta, atëherë protesta merr më shumë zemër. Protesta është shumë emirë, e dyta më e madhe në vitet 90. Ne me orë prisnim çdo lajm për ndryshim, siç ishte themelimi i PD.”, tha ai.
