“Disa raketa goditën një nga rrethet në Odesa, një objekt u godit,” tha Serhii

Bratchuk, zëdhënës i shtabit operativ të administratës ushtarake rajonale të Odesës.

“Informacione të mëtejshme janë duke u sqaruar”.

Një depo karburanti u godit në Odesa herët të dielën nga forcat ruse. Bratchuk tha se nuk kishte viktima në atë incident.

Kujtojmë se Odesa ka qenë një vend i qetë gjatë pushtimit rus dhe një strehë për ukrainasit e zhvendosur nga zonat që kanë parë luftimet më të ashpra.

Por Odesa është përgatitur për një sulm rus prej javësh, me qendrën e saj të qytetit plot me barrikada antitank për t’u forcuar kundër një pushtimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: